Trupi koordinues për përgjegjësi shoqërore të ndërmarjeve dhe Ministria e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë ndajnë Shpërblimin nacional për praktikat me Përgjegjësi shoqërore më të mirë për vitin 2011 në kategoritë vijuese (veçanërisht për kompanitë e mëdha dhe kompanitë e vogla dhe të mesme);
-
- Mardhënie me të punësuarit
- Menaxhimi etik
- Mardhëniet e tregut me furnizuesit, konsumatorët ose blerësit
- Mbrojtjen e ambientit jetësor
- Investimi në komunitet
- Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë ndërmarrjet e regjistruara në Republikën e Maqedonisë;
- Një ndërmarrje mund të aplikojë vetëm me një projekt në një kategori, ndërsa mund të konkurojë me më shumë projekte në qoftë se janë të kategorive të ndryshme;
- Madhësia e buxhetit e përfshirë në një praktikë të caktuar nuk është faktor vendimtar, por, ideja dhe projektet kualitative, sidhe rezultatet e arritura;
- Fituesit do të jenë të zgjedhur nga ana e komisioneve profesioniste.
- Të gjithë aplikacionet, materijalet dhe te dhënat tjera do të jenë të trajtuara si rreptësisht konfidenciale dhe do t’u jipen në shqyrtim vetëm ekipit të projektit dhe anëtarëve të komisionit.
Këtë vit, shpërblimi nacional realizohet në kuadër të proektit: Përgjegjësia shoqërore e ndërmarjeve në RM, i kofinansuar nga Unioni Europian në kuadër të Programës kornizë për konkurencë dhe inovacion (CIP) 2007-
2013, i zbatuar nga Ministria e ekonomisë në bashkëpunim me: Fondacionin për zhvillim të ndërmarrësive, Unionin e odave ekonomike të Maqedonisë si dhe shoqata Konekt.
Formularët për aplikim me kriteriumet për selektim janë në dispozicion në www.economy.gov.mk dhe www.cbcsr.mk
Ju lutemi formularët tuaj ti dërgoni përmes postës elektronike me shënimin: Formular për Shpërblimin nacional për praktikat me përgjegjësi shoqërore në adresën: Оваа е-адреса е заштитена од спамботови. Треба да ви е овозможено JavaScript за да ја видите.
Ose me postë (në kovertë te mbyllur) me shënimin: Formular për Shpërblimin nacional për praktikat me
përgjegjësi shoqërore 2011 në adresën: Ministria e ekonomisë së RM, rr. Jurij Gagarin 15, 1000 Shkup.
Aplikacionet pranohen më së voni më 28 shtator 2012, ora 15,00.